Enca e thotë troç se cila është kënga e saj më e nënvlerësuar: E dua shumë, por ndjej se…

  • G.G /
  • 23 September 2020 - 10:04
Enca e thotë troç se cila është kënga e saj më e nënvlerësuar: E dua shumë, por ndjej se…

Teksa ka treguar se gjatë këtyre ditëve ndodhet në regjim për shkak të këmbës së thyer dhe operacionit që iu nënshrua, këngëtarja e njohur, Enca ka hapur arkivat dhe ka ndarë me ndjekësit disa nga fotot dhe videoklipet e saj.

Mes tyre, Enca ka vecuar ‘Balad’ dhe ka treguar se e do shumë këtë këngë.

“E dua kaq shumë këtë këngë dhe ndjej sikur kjo është kënga ime më e nënvlerësuar”, ka shkruar këngëtarja në postimin e saj.

Enca ka treguar po ashtu se kjo periudhë nuk e ka ndaluar aspak të vazhdojë të punojë dhe të sjellë projekte të reja. Në postimet e fundit ajo ka pohuar se ka shumë këngë, të cilat është duke i përgatitur për t’i ndarë me të gjithë njdekësit e saj.

Ajo ka shtuar se e rënëdëishme është që gjatë momenteve më të vështira njerëzit të mendojnë pozitivisht pasi jeta ka shumë të papritura.

(Kosova Sot Online)