Siç rrallëherë e kemi parë! Tayna mori “guximin” dhe pozoi pa pikë grimi në fytyrë!

  • G.G /
  • 28 September 2020 - 15:41
Siç rrallëherë e kemi parë! Tayna mori “guximin” dhe pozoi pa pikë grimi në fytyrë!

Thoni ç’të doni, por të publikosh foto pa grim në ditët e sotme quhet guxim dhe shumë pak personazhe të njohur e bëjnë këtë.

I kemi parë të lyer e të zbukuruar, por sa prej tyre kanë iniciativën t’i tregojnë botës fytyrën e vërtetë, pa pudër, konture, qerpikë e gjithçka tjetër?

Reperja e njohur Tayna e bëri këtë gjë sot, duke pozuar si rrallëherë pa pikë makeupi në fytyrë.

Në InstaStory, ajo ndau një foto para pasqyrës ku shfaqej shumë natyrale dhe dukej si një vajzë e vogël, për shkak të freskisë së lëkurës së saj.

Në fakt, reperja po bëhej gati për ndonjë klip apo photoshooting, por na e dha sot kënaqësinë ta shohim bio, siç e ka bërë nëna.

Ç’mendim keni? Si ju pëlqen Tanya më shumë, me apo pa grim?

(Kosova Sot Online)