Mozzik feston ditëlindjen, merr dhuratën e veçantë nga vajza

  • E.K /
  • 29 September 2020 - 08:44
Mozzik feston ditëlindjen, merr dhuratën e veçantë nga vajza

Mozzik sot feston ditëlindjen e 25-të.

Reperi Mozzik me këtë datë feston ditëlindjen dhe mbush plot 25 vjet jetë.

Që në orët e para të kësaj dite, ai ka marrë urime të panumërta nga familjarë, miq, kolegë e fansa, ndërsa nuk munguan as dhuratat.

Me rastin e ditëlindjes, ai publikoi një video të ëmbël me vajzën Hanën, e cila si dhuratë për babanë po këndonte këngën e ditëlindjes.

“Shumë urime për mua #25

E pikërisht sot 25 vite Zoti më dha frymën e parë !
Sa falenderues jam për gjitha të mirat që më rrethojnë , familjen e shoqërinë e shëndoshë , e gjithë fansat që më përcjellin në qdo moment.
I gëzofshim edhe 100 së bashku të gjithë !”, ka shkruar Mozzik sipër videos, ndërsa përmbledhi një sërë fotografish bashkë me Hanën.

(Kosova Sot Online)