Labinot Rexha tha se muzikanti bëri vetëvrasje për shkak të skamjes, i reagon ashpër Shkelzen Jetishi

  • E.K /
  • 30 September 2020 - 11:31
Labinot Rexha tha se muzikanti bëri vetëvrasje për shkak të skamjes, i reagon ashpër Shkelzen Jetishi

Shkelzen Jetishi – Xeni ka reaguar ashpër ndaj një deklarate të këngëtarit Labinor Rexha, i cili pretendonte se e di arsyen e vetërvrasjes së muzikantit Behar Morina, bashkëpunëtor i Xenit.

Në një intervistë të tij, këngëtari kosovar, Labinot Rexha tha se pandemia i ka prekur aq shumë artistët, saqë e lidhi mungesën krizën financiare me vdekjen e daullexhiut, Behar Morina, që ishte pjesë e grupit muzikor të këngëtarit Shkelzen Jetishi – Xeni.

“Një baterist, daullxhi si i thoni ju, i këngëtarit Shkëlzen Jetishit, bëri vetëvrasja se hyri në borxh”, tha Rexha disa ditë më parë në një televizion shqiptar.

Në shkrimin që e ka publikuar gazeta, e e cila është cituar nga gazeta, Rexha ka thënë se muzikanti vrau vetën për shkak të gjendjes financiare.

Xeni thotë se arsyen e vdekjes së tij nuk e dinë as gruaja e tij, as familja e rrethi, e madje as Policia.

” Si ka mundesi qe gazetari juaj te shkruaj pretendime me arsyet e vdekjes te cilat si din as gruja e tij, as rrethi familjar, as ne shoqerija, besa as policija..”, thotë Xeni.

Në një reagim që e ka dërguar në  Express, Xeni thotë se Labinot Rexha e dha atë deklaratë për përfitime, duke e quajtur atë “tallavagji”.

Reagimi i plotë i Xenit:

E nderuar redaksi , po ju shkruaj ne lidhje me shkrimin tuj ne lidhje me vdekjen e Behar Morines, qe nje tallavagji e keqperdor per perfitime ne dasma…

Me shkrim tuaj ju luni me ndjenjat e familjareve dhe te afermeve te tij…

Si ka mundesi qe gazetari juaj te shkruaj pretendime me arsyet e vdekjes te cilat si din as gruja e tij, as rrethi familjar, as ne shoqerija, besa as policija..

Ju lejon kthimin edhe nji here te merzise dhe tragjedise ne familjen ton…

Turp…

Xen Jetishi

(Kosova Sot Online)