Loredana bën dedikimin e veçantë për të atin!

  • E.K /
  • 11 October 2020 - 15:18
Loredana bën dedikimin e veçantë për të atin!

Loredana dashur-padashur ka krijuar te publiku imazhin e një gruaje të fortë dhe ndodh rrallë që të na tregojë pikat e dobëta.

E ditën e sotme duket se ka bërë përjashtim, pasi na preku të gjithëve me një postim dedikuar të atit.

Reperja e njohur ka postuar në Instastory një thënie nga shkrimtari i njohur shkodran Elhaid Cufi, ku thuhet:

Krahët e babës,edhe mos me kan të fortë

Shpirti 

s’gjen vend më të sigurtë se në përqafimin e tij!

Loredana nuk i kursen postimet për të atin, me të cilin siç ka pohuar ka patur një marrëdhënia të fortë dhe të veçantë.

Ai u nda nga jeta në maj të 2019 dhe Loredana e ka cilësuar si një nga momentet më të vështira në jetë.

Viti i parë pa të ka qenë i vështirë, megjithatë Loredana ka treguar se vendosur të qëndrojë e fortë dhe ta bëjë mamanë e saj më të lumturën në botë, në mënyrë që as ajo të mos e vuajë shumë humbjen e bashkëshortit.

(Kosova Sot Online)