Zanfina Ismaili i del në mbështetje Kosovës: Forca Kosova

  • A.P /
  • 11 October 2020 - 20:58
Zanfina Ismaili i del në mbështetje Kosovës: Forca Kosova

Këngëtarja kosovare, Zanfina Ismaili i ka dalur në mbështetje Kosovës në prag të ndeshjes me Slloveninë.

Përfaqësuesja e Kosovës do të mundohet ta lë anash zhgënjimin e përjetuar në Shkup të enjten që lamë pas, kur u mposht nga Maqedonia e Veriut (2:1) dhe e humbi mundësinë e kualifikimit në “Euro 2020”.

“Dardanët” e drejtuar nga Bernard Challandesi do të përballen sonte (11 tetor) me Slloveninë në kuadër të edicionit të ri në Ligën e Kombeve.

Edicionin e ri në këtë kompeticion, Kosova e nisi me barazim (1:1) kundër Moldavisë e më pas edhe me humbje nga Greqia (1:2) në Prishtinë.

Por, gjithë këto rezultate pozitive, Kosova do të mundet t’i lë anash në përballjen e së sontme ndaj Sllovenisë, e cila zhvillohet nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Kur kanë mbetur më pak se një orë nga fillimi i ndeshjes në “Fadil Vokrri”, këngëtarja Zanfina Ismaili në rrjetin social “Instagram” ka shkruar: “Forca Kosova”.

Image

(Kosova Sot Online)