Selena Gomez ftoi ish-kirurgin të flasë për shëndetin mendor në mes të pandemise

  • A.P /
  • 12 October 2020 - 16:21
 Selena Gomez ftoi ish-kirurgin të flasë për shëndetin mendor në mes të pandemise

Në festimin e Ditës Botërore të Shëndetit Mendor, Selena Gomez ftoi ish-kirurgin e Përgjithshëm të Shteteve të Bashkuara, Dr.Vivek Murthy të flasë për shëndetin mendor në mes të pandemise.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Have you found your fave 5 yet? Let us know below. @selenagomez shares with us her top 5 picks ë

A post shared by Rare Beauty by Selena Gomez (@rarebeauty) on

Në një video të postuar në “Rare Beauty by Selena Gomez” në Instagram, këngëtarja diskutoi përvojat që kalojnë ekstrovertët dhe introvertët mes pandemisë COVID-19. Ajo e quajti veten një “ekstroverte” dhe pranoi se ajo luftonte me karantinën në fillim sepse donte t’u afrohej njerëzve dhe të bënte gjërat që bën normalisht.

“Në fillim, nuk mund ta trajtoja aq mirë. Dikur u futa në një depresion“, tha Gomez kur u pyet se si e trajtoi pandeminë si një ekstrovert, transmeton Indeksonline.

Këngëtarja e “Lose You To Love Me” tregon se gjeti ngushëllim në faktin se pandemia i dha mundësinë për të kaluar më shumë kohë me familjen e saj dhe njerëzit për të cilët ajo interesohet. Ajo tha se kjo disi “normalizoi” situatën për të.

Gomez ndau gjërat që ishin të vështirë për të bërë në mes të pandemisë, ku përfshihen udhëtimet dhe takimet me njerëz.

“Puna ime është me shumë udhëtime, lidhje me njerëz, duke i bërë ata të lumtur bëhem edhe unë e lumtur, kështu që ka qenë një luftë“, shpjegoi ajo.

 

(Kosova Sot Online)