“Baby, I’m Jealous” e Bebe Rexhës dhe Doja Cat arrin 10 milionë klikime në pak ditë dhe shpallet kënga numër një më e dëgjuar e javës

  • E.K /
  • 14 October 2020 - 18:26
“Baby, I’m Jealous” e Bebe Rexhës dhe Doja Cat arrin 10 milionë klikime në pak ditë dhe shpallet kënga numër një më e dëgjuar e javës

Kënga “Baby, I’m Jealous” e këngëtares shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha dhe reperes Doja Cat, është duke shënuar suksese të shumta në arenën ndërkombëtare.

Në vetëm pesë ditë pas publikimit të klipit, kjo këngë ka tejkaluar shifrën e 10 milionë klikimeve në kanalin YouTube.

Këtij suksesi iu gëzua edhe vet artistja me origjinë shqiptare, e cila ndau me ndjekësit e saj në InstaStory, tejkalimin e shifrës prej 10 milionë shikime gjatë këtyre ditëve.

Në rrjetin social Twitter, Rexha gjithashtu rishpërndau një status të kompanisë Warner Bross, e cila njoftonte se “Baby, I’m Jealous” është kënga më e vendosur në vendin e parë në top listat javore.

Ky bashkëpunim është projekti i parë muzikor që Bebe Rexha, solli për vitin 2020.

Ajo kishte parashikuar që të publikonte këngë më herët, por që pandemia COVID-19 shtyu lansimin e projekteve të saj muzikore.

“Baby, I’m Jealous” është njëherësh edhe kënga e parë e albumit të saj të ri, i cili do të publikohet i plotë së shpejti. 

(Kosova Sot Online)