Hoqi hijabin, këngëtarja përballet me kritika të shumta: Ishte e tmerrshme...

  • E.K /
  • 14 October 2020 - 21:26
Hoqi hijabin, këngëtarja përballet me kritika të shumta: Ishte e tmerrshme...

Ajo u bë një sensacion në internet pas performancës  së saj në vitin 2018, me këngën Hallelujah të Leonard Cohen, në The Voice France.

Mennel Ibtissem është një këngëtare franceze-siriane, e cila është përballur me shumë kritika, për të mos mbajtur më hijab, veshjen e besimtareve islame, të cilën Mennel e mbante në stilin e një turbani.

Mennel thotë se nuk do që “njerëzit ta vlerësojnë vetëm për paraqitjen e saj”.

“Dua të gjykohem për talentin dhe karakterin tim. I thashë vetes, në rregull, mjaft me këtë imazh.”

Ajo mendon se njerëzit e shihnin si një “flamur të islamit” dhe vendimi i saj do i shqetësonte njerëzit, sepse ata e identifikonin këngëtaren me veshjen hijab.

“Sipas njerëzve, nëse unë mbaj hijab, do të thotë se jam myslimane dhe nëse jam e tillë, duhet të sillem në këtë mënyrë dhe jo në një mënyrë tjetër.

Shumë vajza u zhgënjyen sepse e gjenin veten te unë dhe të jesh një vajzë me turban dhe e fesë islame, sidomos në Francë nuk është e lehtë, kështu që, kur e hoqa, këto vajza u ndjenë si të braktisura. Menduan se unë nuk isha më si ato dhe se i kisha lënë,” shprehet ajo.

Mennel tregon se gjithë komentet negative, patën një ndikim jo pak të vogël te ajo.

“Ka qenë e tmerrshme, ndonjëherë përpiqesha t’i fshija dhe ka patur raste, kur doja ta lija muzikën, por muzika është pasioni im, misioni im në jetë.”

(Kosova Sot Online)