Ronela Hajati: Do bëj t’iu lërë gruaja me sekonda

  • A.P /
  • 15 October 2020 - 21:27
Ronela Hajati: Do bëj t’iu lërë gruaja me sekonda

Këngëtarja e njohur Ronela Hajati është treguar gjithmonë shumë aktive në rrjete sociale dhe njëjtë vazhdon dhe gjatë ditëve të karantinës. Ajo njihet për tipin e saj të drejtpërdrejtë dhe që nuk i kursen batutat pikante siç ka bërë dhe së fundmi.

Ronela ka publikuar në profilin e saj të Instagramit një foto ku shihet e kuruar deri në detaje. Ajo iu lutet ndjekësve t’ia kursejnë komentet e tepruara me hormone përndryshe do iu përgjigjet në një mënyrë të atillë që do i lërë dhe gruaja.

“Jam shumë e mirë e di …. dhe ju lutem komentet me hormone kursejini se do i heq ose do bëj ndonjë replikë që do ju lërë gruaja me sekonda (kjo nuk do të thotë që tani duhet të më sfidoni sepse në të vërtetë nuk kam terezi t’iu kthej komente, faleminderit”, shkruan me humor Ronela.

Image

(Kosova Sot Online)