Demi Lovato fotografohet me ish-të dashurin e Bella-s

  • A.P /
  • 15 October 2020 - 18:14
Demi Lovato fotografohet me ish-të dashurin e Bella-s

Vetëm 3 javë pas ndarjes nga Max Ehrich, këngëtarja e njohur, Demi Lovato është parë të kalojë kohë me një figurë tjetër të njohur nga ‘showbiz-i’ i huaj, Mod Sun, i cili ka qenë në një lidhje me Bella Thorne.

Dyshja janë fotografuar në një makinë duke qeshur dhe shumë pranë njëri-tjetrit.
Është ende e paqartë nëse Demi dhe Mod janë duke përjetuar një romancë bashkë, por të dy ata janë treguar të hapur përsa i përket jetës private.


Kujtojmë se vetëm disa javë më parë, Demi i dha fund fejesës me Max duke e akuzuar këtë të fundit se ai e kishte përdorur për famë.

Image


(Kosova Sot Online)