Gëzuar ditëlindjen o mike e rrallë

  • A.P /
  • 16 October 2020 - 17:56
Gëzuar ditëlindjen o mike e rrallë

Këngëtarja e njohur, Eli Fara ka zgjedhur ta urojë përmes shumë kujtimeve së bashku miken e saj, Aurela Gaçe në ditën e lindjes. Artistja ka publikuar një video me të gjitha momentet së bashku të tyre në skenë ose jashtë saj, krah të cilës ka shkruar: “Gezuar ditlindjen o mike e rralle!!!! Aurelaa Gezuar 26 vjetorin!!! Edhe  ! Jam e bekuar qe te kam ne jeten time! Qofsh e lumtur gjith jeten tende bashke me Skerdin Grace dhe Abigel! @aurelagaceofficial”.

Eli dhe Aurela kanë interpretuar bashkë në skenën e ‘Këngës Magjike’, aty ku rrëmbyen dhe vendin e parë me këngën ‘Zemra Rratatata’ dhe çuan në këmbë publikun e pallatit të Kongreseve. Tanimë dy artistet gëzojnë një miqësi shumëvjeçare për të cilën kanë folur edhe në daljet e tyre publike.

(Kosova Sot Online)