Labinot Tahiri shtyen projektet në shenjë solidarizimi për vdekjen e katër kosovarëve

  • E.K /
  • 17 October 2020 - 12:28
Labinot Tahiri shtyen projektet në shenjë solidarizimi për vdekjen e katër kosovarëve

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, në legjislaturën e gjashtë, ka shprehur shenjë solidarizimi me familjen që humbi katër anëtarë në Gjermani, duke thënë se do shtyejë projektet e tij.

Tahiri, përmes një postimi në llogarinë e tij në ‘Facebook’ iu ka shprehur ngushëllime familjes të të ndjerëve, teksa ka thënë se dhimbjen e tij e ndan me bashkëvendasit e tij ferizajas.

“Në jetê kemi gëzime dhe mërzia apo hidhërime!

Ne vdesim edhe në vendlindjet tona, por raste si vdekjet kur gurbetqarët kthehen nga vendlindja dhe pësojnë humbje jete nga aksidentet e rrugês vërtet e dhimbshme.

Gjithçka që kishim me projektet tona shtyhen gjithsesi sepse ndajmë dhimbjen edhe me qytetarët e mi Ferizajas dhe me familjën që humbi 4 antarë.

Ngushëllime e nderuar familje!

Zoti ju dhashtë forcë e ti kujtoni pêrherë!

Labi -KOSOVË E SHQIPËRISË!”, shkroi ish-deputeti. 

(Kosova Sot Online)