Atletet e këngëtares bëhen sfida e radhës në internet. Njerëzit s'bien dakord çfarë ngjyre janë

  • A.P /
  • 20 tetor 2020 - 17:55
Atletet e këngëtares bëhen sfida e radhës në internet. Njerëzit s'bien dakord çfarë ngjyre janë

Pesë vjet pasi fustani i famshëm i bëri të gjithë të vinin në dyshim se çfarë ngjyre ishte realisht, Billie Eilish është këtu për të vënë në punë edhe një herë trurin tuaj pikërisht për këtë çështje. Këtë herë, nuk bëhet fjalë për një fustan, por për atletet e këngëtares, e cila nuk bie dakord me të atin për sa i përket ngjyrës së tyre.

Billie i ka postuar atletet në Instagram, duke thënë se babai i saj pretendoi se ato ishin ngjyrë "rozë dhe të bardhë", ndërsa sipas saj nuk ishin atë ngjyrë. Billie thotë se atletet janë në ngjyrë mente dhe të bardhë.

Image

Në fakt edhe shumë fansa mendojnë se atletet janë ngjyrë rozë dhe të bardhë... gjë që me sa duket e bëri Billie-n ta merrte seriozisht këtë çështje.

"Jo, edhe ju djema jeni duke thënë se ato janë rozë dhe të bardhë", shkroi Billie në një video ku shfaqet e tronditur.

Përfundimisht, njërëzit janë të ndarë në disa grupe, ata që mendojnë se atletet janë rozë me të bardhë, ata që mendojnë se janë mente me të bardhë dhe ata që mendojnë se atletet janë mente dhe rozë.

Ju si mendoni?

(Kosova Sot Online)