Dua Lipa është nominuar në eventin e ndarjes së çmimeve 'LOS40 Music Awards'

  • A.P /
  • 22 October 2020 - 16:52
Dua Lipa është nominuar në eventin e ndarjes së çmimeve 'LOS40 Music Awards'

Artistja shqiptare, Dua Lipa është nominuar në eventin e ndarjes së çmimeve “LOS40 Music Awards”.

25 vjeçarja  është nominuar në katër kategori “Best Artist”, “Best Album”, “Best Song” dhe “Best Video.

Për këtë e lumtur është shprehur edhe vet këngëtarja e cila lajmin e ka ndarë me adhuruesit në Instagram.

“Jam shumë e emocionuar që jam nominuar në 4 kategori në LOS40 Music Awards 2020 për Best Artist, Best Album, Best Song dhe Best Video! Shumë faleminderit! Ju dua Spanjë”, ka shkruar Dua.

Image

(Kosova Sot Online)