Mozzikut hajnat ia vjedhin shtëpinë: Ka një mesazh për ata

  • A.P /
  • 27 October 2020 - 19:22
Mozzikut hajnat ia vjedhin shtëpinë: Ka një mesazh për ata

Studioja muzikore është si një shtëpi e dytë ku kalohen orë të tëra pune e frymëzimi, ndaj t’ia prekësh atë është njësoj sikur i ke prekur në tela.

 Mirëpo, dikush e ka mërzitur jashtëzakonisht shumë sot Mozzikun, të cilit i kanë hyrë në studio duke thyer xhama e dyer, e duke i vjedhur sende me vlerë.

Image

I trishtuar, reperi ka ndarë pamjet në InstaStory ndërsa i ka quajtur këta persona njerëz të ligë.

Më tej, reperi ka ndarë edhe një mesazh për personat që e kanë bërë këtë gjest të ulët, duke i këshilluar të punojnë vet e të mos vjedhin të tjerët.

Image
Image

“O grahni punës punoni o njerëz të ligë, se unë s’kom arritë duke ia thy dikujt vendin e punës, as t’u e sha dikon, e as t’u e vjedh dikon. Pikërisht sot qenka thyer studio (shtëpia ime e dytë). E kish marrë një televizor, aman le t’kthehet e t’ja jap edhe digitronin.”- ka shkruar me ironi Mozzik.

Image

(Kosova Sot Online)