Dua Lipa ndan lajmin e mirë me fansat

  • E.K /
  • 02 November 2020 - 16:47
Dua Lipa ndan lajmin e mirë me fansat

Dua Lipa është emri më i lakuar i momentit në industrinë muzikore dhe sukseset e saj nuk kanë fund.

‘Fever’ titullohet kënga e radhës, e cila do të vijë në bashkëpunim me këngëtaren nga Belgjika, Angele.

Dua sapo njoftoi në llogarinë e saj në Instagram se ‘Fever’ do të publikohet këtë të premte.

Ndërkohë që numërimi mbrapsht ka filluar, nuk ka dyshime se ‘Fever' do të jetë hiti i radhës.

(Kosova Sot Online)