Tenori i njohur shqiptar Shkodran Tolaj në zi, ndahet nga jeta babai i tij

  • A.P /
  • 11 November 2020 - 03:08
Tenori i njohur shqiptar Shkodran Tolaj në zi, ndahet nga jeta babai i tij

Drejtori i Ansamblit shtetëror të këngëve dhe valleve popullore shqiptare në R.M.V, Shkodran Tolaj ka humbur njeriun më të dashur të tij babain, pas një sëmundje të rëndë, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Hasan Tolaj ishte frymzim i rezistencës dhe padegjushmerisë ndaj sistemit fashizoid të Serbisë.

Derisa përmes një shkrimi në Facebook, tenori Shkodran Tolaj i ka njoftuar familjarët dhe miqtë për humbjen e babait të tij derisa ka prekur me fjalët dedikuar babait:

Në këto momente të rënda çdo dedikim është i vështirë por e kam borgj të them dy - tri fjali!

Ndonëse shëndeti i tij që në moshë të re ishte i rënduar për shkak vuajtjeve të jetës, humbjes së nanës sonë, shkatërrimit në burgje serbe, disa operacioneve të rënda kurr nuk ankohej dhe bënte çmos që fëmijët e tij të ndjekin ëndërrat dhe rrugën drejt suksesit pa u bërë peng i kujdesit ndaj tij. Dy javë më parë na u kumtua lajmi i rëndë se po vuante nga sëmundja e shekullit - kanceri por parashikimet nuk ishin se kaq shpejtë do të jepte frymën e fundit! Si duket një trup të rënduar nga vuajtjet, zoti e lehtësoi nga dhimbjet e mëdha duke ndërruar jetë në shtëpinë e tij që nuk e lëshoi kurr. Më vjen keq që nuk kalova ditët e fundit me të por isha i detyruar ti bindem dëshirës të tij që të mos shkëputem nga puna asnjë ditë të vetme andaj edhe në momentin e ndarjes nga jeta isha larg tij!

Image

Në amanetin që më la disa javë më parë ishte bindës se nuk donte ceremoni e të pame, dëshironte një varrim pa rrezikuar askend dhe duke ruajtur shëndetin e njëri- tjetrit në këtë kohë të rëndë!

Babë! Smë mbetet gjë tjetër pos të falemnderoj se ishe shembull i punës e përkushtimit! Ti çdoherë synimet dhe sukseset e dëshiruara në jetë i kërkoje tek unë dhe ishe shumë krenar për rrugën që kisha zgjedhur!

Shkrimi i plotë:

Miq, familjarë e dashamirë!

Iu njoftoj se pas sëmundjes së rëndë dhe përballjes me kancer agresiv, babai im Hasan Tolaj ndërroi jetë!

Varrimi i tij do të bëhet nesër në Ora 15:00 në varrezat e Fshatit Pobergjë - Deçan.

Në këto momente të rënda çdo dedikim është i vështirë por e kam borgj të them dy - tri fjali!

Ndonëse shëndeti i tij që në moshë të re ishte i rënduar për shkak vuajtjeve të jetës, humbjes së nanës sonë, shkatërrimit në burgje serbe, disa operacioneve të rënda kurr nuk ankohej dhe bënte çmos që fëmijët e tij të ndjekin ëndërrat dhe rrugën drejt suksesit pa u bërë peng i kujdesit ndaj tij. Dy javë më parë na u kumtua lajmi i rëndë se po vuante nga sëmundja e shekullit - kanceri por parashikimet nuk ishin se kaq shpejtë do të jepte frymën e fundit! Si duket një trup të rënduar nga vuajtjet, zoti e lehtësoi nga dhimbjet e mëdha duke ndërruar jetë në shtëpinë e tij që nuk e lëshoi kurr. Më vjen keq që nuk kalova ditët e fundit me të por isha i detyruar ti bindem dëshirës të tij që të mos shkëputem nga puna asnjë ditë të vetme andaj edhe në momentin e ndarjes nga jeta isha larg tij!

Në amanetin që më la disa javë më parë ishte bindës se nuk donte ceremoni e të pame, dëshironte një varrim pa rrezikuar askend dhe duke ruajtur shëndetin e njëri- tjetrit në këtë kohë të rëndë!

Babë! Smë mbetet gjë tjetër pos të falemnderoj se ishe shembull i punës e përkushtimit! Ti çdoherë synimet dhe sukseset e dëshiruara në jetë i kërkoje tek unë dhe ishe shumë krenar për rrugën që kisha zgjedhur!

Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës që aq shumë e deshe!

Fëmijët, familjarët, Vokshi e Dukagjini do të mbajnë mend për burrë atdhetar, të besës e nderit duke e mbajtur të freskët çdoherë kujtimin për ty!

Image

(Kosova Sot Online)