Kështu ka lezet! Tolgahan zbulon epitetin me të cilin thërret Almedën në shqip!

  • E.K /
  • 15 November 2020 - 15:51
Kështu ka lezet! Tolgahan zbulon epitetin me të cilin thërret Almedën në shqip!

Dyshja e njohur, Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman janë një ndër çiftet më të komentuar të mediave jo vetëm shqiptare, por edhe atyre turke.

Ata ndajnë shpesh foto krah njëri-tjetrit, por nuk mungojnë as dedikimet romantike, edhe pa patur ndonjë rast të veçantë.

I tillë ishte edhe ky i ditës së sotme nga Tolgahani, i cili ka shpërndarë në Instastory një foto të Almedës.

Por, prisni se ka më. Qershia mbi tortë e gjithë kësaj ishte dedikimi i aktorit, i cili këtë herë kishte shkruar në shqip, duke na zbuluar edhe epitetin me të cilin e thërret bashkëshorten e tij në shqip.

“Të dua shumë mbreteshe!”– ka shkruar ai dhe këtë fjalë e ka rishkruar edhe Almeda në thonjëza, pasi e ka rishpërndarë në llogarinë e saj.

“Hahahah “mbreteshe”. Edhe unë të dua shumë zemra ime!”– ka qenë ky mbishkrimi i bukuroshes shqiptare.

(Kosova Sot Online)