51 vjeçarja Jennifer Aniston mahnit me fizikun e tonifikuar në kampanjën e re

  • E.K /
  • 20 November 2020 - 08:57
51 vjeçarja Jennifer Aniston mahnit me fizikun e tonifikuar në kampanjën e re

Aniston tregoi fizikun gjatë xhirimit të fushatës së re sportive të “Vital Proteins”.

Ajo ka qenë prej kohësh një avokate për jetë të shëndetshme dhe fiziku i saj është prova e përkushtimit të saj, shkruan Daily Mail.

Jennifer Aniston tregoi fizikun e saj të pabesueshëm në një xhirim mahnitës të fushatës së re pasi u bë fytyra e proteinave Vital.

Në kampanjë shihet 51 vjeçarja e ulur në një pjesë teksa po demonstronte disa lëvizje dhe shkon për vrapim.

Në një foto ikona e “Friends” kishte vënë në pah krahët dhe belin e saj të tonifikuar e veshur me një palë sytjen jeshile sportive, ndërsa vrapon në dritën e diellit.

Një tjetër imazh demonstron dashurinë e Jennifer për yogën, ndërsa pozon në të njëjtin kostum sportiv.

Fiziku i mrekullueshëm i yllit është shfaqur edhe në foton e tretë, ndërsa ajo shfaqet e veshur në të bardhë.

Jennifer do të bëhet fytyra e fushatës së markës në dhjetor, kurse të mërkurën njoftoi se do të bashkohej me markën Wellness.

Aktorja ndau një foto në Instagram duke treguar të gjitha produktet e saj Vital Proteins për të shënuar partneritetin.

Jennifer ishte veshur në të bardha, ndërsa para saj mbante një shportë me kavanoza të ndryshëm.

“Unë jam aq e ngazëllyer që (më në fund) të ju njoftoj se unë po bashkohem me @vitalproteins”, shkroi ndër të tjera ajo.

Aktorja tregoi se vite më pare kishte përdorur rregullisht proteinat Vita, ndërsa tani po bëhet pjesë e markës.

(Kosova Sot Online)