Rina Balaj publikon këngën e re 'Zjarr'

  • A.P /
  • 21 November 2020 - 08:57
Rina Balaj publikon këngën e re 'Zjarr'

Këngëtarja dhe reperja Rina Balaj është njëra ndër figurat më të përfolura publike, kjo për shkak stilit të saj të veçantë, projekteve të saja muzikore e shumëçka tjetër.

Rina kohëve të fundit ka ndryshuar shumë stilin e saj duke u kthyer kështu në një personalitet mjaftë interesant që po pëlqehet nga të gjithë.

Para pak minutash Rina ka publikuar këngën e saj më të re të titulluar “Zjarr”, kënga është paralajmëruar ditë më parë dhe sot u bë publikimi i saj.

Këngëtarja duket shumë ndryshe, që nga pamja e jashtme deri tek rryma muzikore që Rina ka trajtuar në këtë projekt muzikor.

Kënga është më shumë e trajtuar në formën e një balade duke u kombinuar me një rritëm mjaftë interesant e duke u bërë kështu një kombinim perfekt.

Kënga po rezulton mjaftë e suksesshme duke u shoqëruar kështu për një kohë te shkurtër me shumë klikime në Youtube.


(Kosova Sot Online)