Dua Lipa ka një raport shumë special me Miley-n

  • A.P /
  • 23 November 2020 - 19:35
Dua Lipa ka një raport shumë special me Miley-n

Miley Cyrus dhe Dua Lipa publikuan më 19 nëntor bashkëpunimin e tyre të parë, “Prisioner”, i cili në vetëm pak ditë ka arritur mbi 13 milionë shikime. Dy artistet vërtetuan edhe një herë se bashkë kanë krijuar një miqësi shumë të ngushtë përtej muzikës dhe ato kanë marrë mijëra komente pozitive për këtë projekt muzikor.

Lidhja që Miley dhe Dua kanë krijuar duket aq e fortë, sa ato kanë filluar ta cilësojnë njëra-tjetrën si motra. Sot Cyrus feston 28 vite jetë dhe Dua u kujdes që t’i bënte një urim shumë të veçantë publikisht.

Lipa ka postuar në Instagram disa foto përkrah Miley-t të shkëputura nga xhirimet e këngës së tyre. “Gëzuar ditëlindjen motra ime e madhe. Të dua! Qëndro seksi”, ka shkruar Dua përkrah fotove.

Image


(Kosova Sot Online)