Sophie Turner dhe Joe Jonas po planifikojnë të zgjerojnë përsëri familjen

  • E.K /
  • 27 nëntor 2020 - 16:01
Sophie Turner dhe Joe Jonas po planifikojnë të zgjerojnë përsëri familjen

Sophie Turner dhe Joe Jonas i habitën të gjithë me vendimin e tyre për të zgjeruar përsëri familjen!

Një person i afërt i çiftit tregoi për “Us Weekly” se dyshja tashmë po mendon që Willa-s t’i japin një vëlla ose  motër.

Çifti u bë prind injë vajze në muajin korrik të këtij viti, por duken të etur për ta zgjeruar sa më parë familjen, raporton “Mirror”.

“Ata po tentojnë të bëjnë një fëmijë tjetër. Janë me të vërtetë të ngazëllyer të zgjerojnë familjen. Vajza i ka bërë ata me të vërtetë më të afërt me njëri-tjetrin dhe për këtë arsye, ata dëshirojnë të kenë një familje të madhe,”- u shpreh burimi.

Kujtojmë se Sophie dhe Joe u takuan për herë të parë në vitin 2016 dhe u martuan një vit më parë.

(Kosova Sot Online)