Zbulohen emrat pjesëmarrës në koncertin madhështor të Dua Lipës

  • E.K /
  • 27 nëntor 2020 - 17:35
 Zbulohen emrat pjesëmarrës në koncertin madhështor të Dua Lipës

Ditën e sotme do të mbahet koncerti virtual i Dua Lipës, të cilin fansat e kanë pritur me padurim.

Shumë artistë me famë botërore do të jenë pjesë e këtij koncerti, e këtë e ka bërë të ditur edhe vetë këngëtarja.

Ndërkaq dy ditë më parë, Dua njoftoi përmes një njoftimi në Instagram se pjesë e “STUDIO 2045” do të bëhet edhe legjenda e muzikës botërore, Elton John.

Dua ka shprehur gjithnjë vlerësimet për legjendën e muzikës botërore dhe ka performuar edhe herë të tjera krah tij.

Ndërkohë javën që lamë pas Dua zbuloi se pjesë e koncertit do jetë edhe Miley Cyrus.

Kujtojme se dy artistet sollën të premten bashkëpunimin e tyre me titullin “Prisoner”, e që ka rezultuar tejet e suksesshme.

Ishte bërë gjithashtu e ditur se pjesë e koncertit të saj virtual do të ishin edhe FKA Twigs, Bad Bunny dhe J Balvin.

Ndërkaq sot është mësuar se këtyre emrave do t’i bashkohet edhe këngëtarja e producentja e famshme Kylie Minogue.

Kjo e fundit do të shfaqet gjithashtu në skenë me Duan.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

(Kosova Sot Online