Afrimi Muqiqi reagon pas mbledhjes së turmave: Prej nesër fillojmë dasmat

  • E.K /
  • 29 nëntor 2020 - 22:08
 Afrimi Muqiqi reagon pas mbledhjes së turmave: Prej nesër fillojmë dasmat

Këngëtari Afrim Muqiqi ka reaguar pas mbledhjes së turmave nëpër mbledhjet partiake pas zgjedhjeve në Besianë.

Turma të mëdha janë parë duke festuar fitoren e VV’së, ndërkohë që kishte turma edhe në zyret e LDK’së para shpalljes së rezultateve.

“Është një porosi ironike se pse gjatë gjithë kohës kam thënë se të gjithë këta politkanë që na kanë thënë të mbajmë distancën e të ndalojnë një aheng familjar. E dini fare mirë se sa na kanë premtuar. Jo vetëm sektorin e hotelierisë por të gjithë deri në bujqësi. Është tallje. Absolutisht jo, unë jam i popullit që 33 vite nuk jam me asnjë parti. Ka qenë një masë e pakontrolluar. Gjatë gjithë kohës na kanë thënë të mbajmë maskat e distancën”.

(Kosova Sot Online)