Madonna në prehrin e një mashkulli 36-vjeç më të ri

  • E.K /
  • 01 December 2020 - 08:31
Madonna në prehrin e një mashkulli 36-vjeç më të ri

Madonna, 62-vjeç, kaloi Falënderimet amerikane me të dashurin e saj, balerinin Ahlamalik Williams, 26-vjeç.

Këngëtarja postoi foto duke u ulur në prehrin e të dashurit të saj, me një vello të zezë në fytyrë.

Fotot e festave të ndara nga mbretëresha e muzikës së zhanrit pop morën qindra-mijëra pëlqime, por edhe komente të shumta, përfshirë një në të cilin fansat dënojnë me forcë yllin për lidhjen e saj me një djalë 36 vjet më të ri dhe faktin se ai është vetëm dy vjet më i madh se vajza e saj Lourdes. Por kishte edhe nga ata që shkruan se Madonna mund të bënte shumë më mirë.

Çifti është së bashku për disa kohë, dhe vitin e kaluar babai i balerinit doli në mbrojtje të djalit të tij.FOTO GALERI

"Dashuria nuk njeh moshë dhe unë jam i lumtur”, ka thënë babai i Williams për TMZ.

(Kosova Sot Online)