Capital T ‘godet’ Mozzikun: Burrnia nuk blihet me pare

  • A.P /
  • 03 December 2020 - 19:31
Capital T ‘godet’ Mozzikun: Burrnia nuk blihet me pare

Capital T dhe Mozzik duket se kanë filluar ‘dissat’ me njëri-tjetrin.

Ditë më parë, reperi Capital T ishte i ftuar në një emision, ku edhe bëri Freestyle.

Ajo që të gjithë fansave ua tërhoqi vëmendjen ishte vargu “Ma reper se ti është Lori”, e cila supozohet t’i jetë drejtuar Mozzikut.

Pas kësaj, duket se dyshja nuk i kanë raportet mirë, madje fansat janë të bindur se edhe postimi i fundit i Capitalit është dedikim për Mozzikun.

“Burrni nuk blehet me kurgjo, e ju se keni”, janë fjalët e reperit në atë postim.

Ndryshe, Capital T së fundi kishte një mosmarrëveshje edhe me Ardian Bujupin, ndërsa janë munduar të sqarohen përmes videove ‘live’ në Instagram.

Image

(Kosova Sot Online)