Unazë martese është kjo në gishtin e Loredanës?

  • A.P /
  • 07 December 2020 - 22:11
Unazë martese është kjo në gishtin e Loredanës?

Që patën një krisje dhe u ndanë për disa kohë këtë e dimë, por a u divorcuan Mozzik dhe Loredana?

Asnjëri prej tyre nuk ka folur rreth kësaj pyetje dhe nuk dimë të themi nëse ata janë martuar sërish pas ribashkimit apo jo.

Por së fundmi fansat kanë kapur një detaji tepër të bukur. Bëhet fjalë pikërisht për një unazë në gishtin e Loredanës…në fakt në gishin e martesës.

Për më tepër është një unazë rreth, tipike unazë martese, dhe nuk ngjason me aksesorët e zakonshëm dhe kaq ka mjaftuar që fansat të aludojnë se ndoshta ia ka dhuruar Mozzik ose reperja ka rivendosur unazën e martesës.

Ajo postoi një video në Instastory ku shihej në makinë duke pirë cigare, por gjithë vëmendjen e mori unaza e saj të cilën nuk ia kishim parë më herët.

Image

(Kosova Sot Online)