Diva Adelina Ismaili feston Ditëlindjen më në formë se kurrë

  • A.P /
  • 14 December 2020 - 07:00
Diva Adelina Ismaili feston Ditëlindjen më në formë se kurrë

Sot më shumë se asnjëherë Mbretëresha e muzikës shqipe Adelina Ismaili, ka arsye për të qenë e lumtur, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".


Pikërisht sot, këngëtarja feston ditëlindjen më në formë se kurrë, dhe mbushë dyzet e një pranvera.

Image

Adelina Ismaili është ikona e muzikës shqipe, e cila tash e mëse katër dekada i ka falur muzikës shqipe qindra hite të cilat pavarësisht viteve të lansimit, vazhdojnë të dëgjohen nga publiku i saj besnik.

Kjo ditë e gjen Adelinen duke festuar, e lumtur, përkrah bashkëshortit Valit dhe djalit të tyre Uliksit, pa i harruar edhe motrat Emen e Zanin.

Image

Aktualisht, Adelina bashkë me Valin janë të angazhuar në emisionin e tyre "Tete a Tete me Adelinen", që po vazhdon të jetë ndër emisionet më të shikuara në Kosovë.

Për fund, ne i urojmë Dives së muzikës shqipe shëndet e gjitha të mirat në jetë.

Image
Image

(Kosova Sot Online)