J.Lo publikoi video me të ëmën dhe e kuptuam nga e ka marrë bukurinë dhe energjinë

  • E.K /
  • 14 December 2020 - 08:33
J.Lo publikoi video me të ëmën dhe e kuptuam nga e ka marrë bukurinë dhe energjinë

Jennifer Lopez gjithmonë e vendos familjen e saj në vendin e parë, kështu që nuk është për t'u habitur që vendosi të organizonte një festë epike për 75-vjetorin e lindjes së nënës së saj, Guadalupe Rodríguez.

J.Lo ndau një video përmbledhëse të festës speciale që organizoi për nënën e saj, e cila ishte plotësisht e surprizuar dhe pa fjalë kur mbërriti në shtëpinë e Lopez. Edhe pse festa ishte e vogël, për shkak të udhëzimeve aktuale të pandemisë, J.Lo dhe Alex Rodriguez e llastuan nënën e aktores në Manhattan në mënyrën më të mirë.

“Surprizë”, -ka shkruar J.Lo në Instagram. "Gëzuar 75-vjetorin e lindjes mamit tim të bukur! Të dua shumë ... Ne të gjithë të duam shumë. Ti je përkufizimi i të qenit e re dhe e përjetshme në çdo moshë ... Faleminderit për dashurinë e pafund, energjinë, mbështetjen dhe për thjesht të qenit ti! Të dua përgjithmonë! #Gëzuarditëlindjen."

Veç organizimit të një darke të veçantë, J.Lo organizoi gjithashtu një thirrje video në grup me anëtarët e tjerë të familjes që nuk mund të ishin të pranishëm.

Javët e fundit, këngëtarja ka promovuar linjën e saj të re të kujdesit të lëkurës, JLo Beauty. Duke përmendur linjën, J.Lo publikoi një selfie të ëmbël me mamanë e saj, të cilën ajo e mbishkroi, "Sekretet e bukurisë së mamasë sime janë themeli i JLO BEAUTY. Së shpejti do t'i ndajmë me të gjithë ju!"

Guadalupe, të cilën e thërrasin Lupe, gjithashtu u shfaq në fillim të këtij viti në rrjetet sociale, së bashku me binjakët e të bijës Jennifer Lopez, Emme dhe Max.

(Kosova Sot Online)