Tayna ka një të përbashkët me vajzën e Ledrit, e zbulon vetë ajo!

  • G.G /
  • 15 December 2020 - 12:04
Tayna ka një të përbashkët me vajzën e Ledrit, e zbulon vetë ajo!

Gjatë ditës së djeshme, Tayna festoi ditëlindjen e saj të 24-t me shumë miq e familjarë  në një festë.

Teksa të gjithë po uronin Taynan, u dha lajmi se kishte ardhur në jetë vajza e Ledrit.

Urimet në profilin e tij ishin të pafundme, e nuk mungoi as urimi i Tayna-s. Dyshja kanë raporte shumë të mira, ku para një viti ata lansuan edhe hitin “AJE”

Teksa reperja i uron jetë të gjatë vogëlushes, ajo thekson se e kanë ditëlindjen në një ditë.

Sipas burimeve brenda familjes Vula, vajza me e re e kësaj familje do të mbaj emrin Poema Blue Vula.

Ledri ka publikuar në muajin tetor projektin e veçantë “Si baba”, të cilin ia dedikoi vajzës së tij, që ishte duke ardhur në jetë.

(Kosova Sot Online)