Loredana thotë se Hana kupton katër gjuhë

  • G.G /
  • 15 December 2020 - 16:08
Loredana thotë se Hana kupton katër gjuhë

Loredana Zefi ka dhënë një intervistë për “Apple Music”, ku foli për shumë gjëra që kanë ndodhur në vitin 2019.

Rep-artistja ka përmendur skandalin me Petra Z., humbjen e babait, ndarjen nga Mozzik dhe vajzën Hanën.

Teksa foli për vajzën, Loredana tha se pandemia ia mundësoi asaj që të kalonte më shumë kohë me të.

“Ajo me të vërtetë mund të flasë tani. Ajo tashmë mund të flasë me fjali të sakta. Kupton katër gjuhë, përfshirë anglishten, gjermanishten, shqipen dhe gjermanishten zvicerane. Ne flasim pak të përzier. Ajo kupton plotësisht gjithçka”, deklaroi reperja.

(Kosova Sot Online)