Melinda së shpejti me këngë të re, mahnit me imazhet nga prapaskenat e klipit

  • E.K /
  • 18 December 2020 - 08:34
Melinda së shpejti me këngë të re, mahnit me imazhet nga prapaskenat e klipit

Melinda po vjen me këngë të re.

Duket se Melinda Ademi do ta përmbyll vitin 2020 me një projekt të ri muzikor.

Të paktën kështu ka lënë të kuptohet me postimin ku e paralajmëroi këngën e re, por nuk ka dhënë ndonjë datë.

Ajo publikoi disa imazhe të realizuara gjatë xhirimit të klipit, teksa shfaqet joshëse me kostumin e ngushtë dhe flokët gërshetë.

“Shume shpejt del kanga e re, sa jeni tu e prit?”, shkruan Melinda.

Ndryshe, “X5” mbetet kënga e fundit e saj në duet me Gjikon, e cila u publikua gjatë verës dhe mori mbi 19 milionë klikime në YouTube. 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by MELINDA (@melindaademi)

(Kosova Sot Online)