Ndjekësit i kërkojnë një foto me të dashurin, por ja çfarë publikoi Era Istrefi

  • G.G /
  • 29 December 2020 - 11:16
Ndjekësit i kërkojnë një foto me të dashurin, por ja çfarë publikoi Era Istrefi

Era Istrefi prej disa kohësh nuk është më aktive as në muzikë e as në rrjete sociale.

Por, duket se mbrëmë ka gjetur pak kohë për ndjekësit e saj, të cilëve u dha mundësinë t’i bëjnë pyetje të ndryshme.

Këngëtarja iu është përgjigjur të gjithave në Instastory, përfshirë edhe ato nga jeta private.

Një fanse i ka kërkuar një foto me të dashurin, për të cilën, Era publikoi një foto me para në dorë, duke nënkuptuar se për momentin ato janë dashuria e saj.

“E martuar me paratë”, shkroi këngëtarja krahas fotos.

Istrefi është përfolur për një lidhje me Julian Perreta-n, pasi marrëdhënia e tyre ngriti shumë dyshime tek publiku.

Megjithatë, në muajin shtator u konfirmua se mes tyre nuk ka romancë, pasi këngëtari prezantoi të dashurën e tij, Kambree Dalton.

(Kosova Sot Online)