Beyonce publikon pamje me familjen që nuk i kemi parë më parë

  • A.P /
  • 15 January 2021 - 15:40
Beyonce publikon pamje me familjen që nuk i kemi parë më parë

Beyonce është një nga këngëtaret më të talentuara dhe të preferuara në të gjithë botë. Me muzikën e saj ajo ka arritur suksese të mëdha dhe ka një karrierë që nuk i është zbehur në asnjë moment.

Këngët e saj dëgjohen nga çdo brez dhe janë të pavdekshme. Ajo përveçse talentit që ka në muzikë është edhe një nga ikonat e bukurisë. Edhe pse vitet ikin, Beyonce ruan format fizike të përkryera.

Së fundmi ajo ka publikuar edhe një video nga viti 2020 ku tregon momentet e paharrueshme që ka kaluar. Në këtë video 4 minutëshe, ajo ka treguar edhe disa pamje që nuk i kishim parë më parë me fëmijët e saj dhe Jay-Z.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Beyonceë (@beyonce)

 “Gëzuar për një Vit të Ri sa më të mbarë! 2020 na ndau dhe na bashkoi. Shumica nuk mund të shihnin njerëzit e dashur dhe patëm shumë humbje, por ishim më të njerëzishëm. Ky vit për mua ka qenë viti i gëzimit, lumturisë dhe dashurisë. Ndërsa të gjithë ne presim dhe lutemi për fillime të reja, dëshira ime për ju është që ju të nderoni veten dhe ata që doni. Për një 2021 më të mirë dhe më të ndritshëm”, ka shkruar këngëtarja. 

(Kosova Sot Online)