Albumi i tretë i Zayn Malik do të vijë më shpejt nga ç’e mendonit

  • E.K /
  • 09 January 2021 - 09:36
Albumi i tretë i Zayn Malik do të vijë më shpejt nga ç’e mendonit

Zayn Malik ka publikuar së fundmi këngën më të re të tij, që mban titullin “Vibez”. Kjo është kënga  e dytë nga albumi i tij i tretë “Nobody Is Listening”.

“Vibez” pasoi projektin “Better”, të cilin ai e publikoi në shtator 2020, pak ditë pasi u bë baba. Kanë kaluar vetëm 6 orë nga momenti që Zayn e publikoi klipin e këngës në Youtube dhe deri më tani ai ka arritur mbi 1.5 milionë klikime.

Ndërkohë albumi i tretë i Zayn, “Nobody Is Listening” do të vijë më shpejt nga ç’e mendonim të gjithë ne. Artisti ka zbulua se albumi do të lançohet në 15 janar dhe fansat do të kenë mundësi që ta porositin më parë në një faqe që Zayn e ka bërë publike.

Kujtojmë se prej disa muajsh jeta e Zayn dhe partneres së tij, Gigi Hadid, ka marrë drejtim tjetër, pasi u bënë prindër për herë të parë. Ata u bekuan me ardhjen në jetë të vajzës së tyre, emrin e të cilës nuk e kanë zbuluar ende për publikun dhe fansat. Të dy janë prindër shumë të përkushtuar dhe shpesh janë fotografuar duke shëtitur me të voglën e tyre. 

(Kosova Sot Online)