Për vjedhjen e një skene Mr Bean akuzon serialin 'Friends'

  • A.P /
  • 11 January 2021 - 17:40
Për vjedhjen e një skene Mr Bean akuzon serialin 'Friends'

Aktori Rowan Atkinson, i njohur si “Mr. Bean”, është një ndër personazhet më të dashur për publikun në mbarë botën.

Pa nxjerrë asnjë fjalë nga goja, ai i ka bërë të gjithë të qeshnin dhe i ka bërë të gjithë për vete me rolet e tij.

Madje, Atkinson mund të jetë kthyer në aktorin më të preferuar për shkak të rolit si “Mr Bean”.

Me rastin e 30-vjetorit të këtij roli, Atkinson ka hapur zemren dhe  ka rrëfyer gjëra që s’i kishte thënë më herët për publikun.

Ndër të tjera, aktori ka akuzuar serialin e famshëm të viteve ’90, “Friends”, për vjedhjen e skenës me gjelin e detit.

Kjo skenë është luajtur në vitin 1992 tek “Mr Bean”, ndërsa tek “Friends” në vitin 1997.

Mirëpo, kjo skenë u përsërit nga Roëan Atkinson në vitin 1998, duke u bërë njerëzit të mendojnë se “versioni origjinal” i kësaj batute ishte ai i “Friends”.

“Nuk mund të vidhen shakatë. Ato duhet të frymëzojnë, por jo të vidhen”- është shprehur Atkinson.

Poashtu së fundmi, aktori ka trishtuar fansat pasi ka treguar se nuk i ka pëlqyer të luajë rolin e “Mr Bean”.

 “Nuk më pëlqen shumë ta luaj. Pesha e përgjegjësisë nuk është e këndshme. Më duket stresuese dhe rraskapitëse dhe pres me padurim fundin e saj. “Duke bërë një serial televiziv të animuar, tani jemi në prag të krijimit të një filmi të animuar për Mr Bean, është më e lehtë për mua të interpretoj karakterin me zë sesa vizualisht”- ka thënë aktori.

(Kosova Sot Online)