Noizy do ta publikojë projektin e ri

  • A.P /
  • 12 January 2021 - 17:53
Noizy do ta publikojë projektin e ri

Reperi Noizy ka kohë që ka paralajmëruar një këngë të re, e cila pritet shumë shpejt të dalë në treg.

Me anë të postimit të fundit, artisti bëri të ditur se kënga e re është finalizuar dhe do të publikohet në rast se merr 100 mijë komente në postimin e fundit.

“100 mijë komente e publikoj •1 Here e mire•  #Vaksina“, shkruan ai, ndërsa fansat u mobilizuan menjëherë me komente.

Kujtojmë se “Bando Diaries” titullohet projekti i fundit nga Noizy, në bashkëpunim me Dutchavellin, One Four, Kekra dhe Divine.

Image

(Kosova Sot Online)