Shakira ka shitur të drejtat muzikore për një shumë prej miliona dollarësh

  • A.P /
  • 13 January 2021 - 15:39
Shakira ka shitur të drejtat muzikore për një shumë prej miliona dollarësh

Këngëtarja latine Shakira ka shitur të drejtat muzikore për një shumë prej miliona dollarësh.

145 këngët e saj, duke përfshirë “Hips Don’t Lie”, “Whenever, Wherever” dhe “She Wolf”, janë përfshirë në marrëveshjen me “Hipgnosis Song Fund”.

Kjo kompani, kohët e fundit, ka investuar miliarda dollarë për muzikën e Bob Dylan dhe Neil Young.

Ndërkohë këngët e kanë bërë atë artisten femër më të shitur latine të të gjitha kohërave, me 80 milion disqe në të gjithë botën.

Kujtojmë që Shakira është një nga këngëtaret më të suksesshme të 25 viteve të fundit. Që nga publikimi i albumit të saj të parë në 1991, në moshën 13 vjeçare, ajo ka shitur më shumë se 80 milion rekorde, ka fituar 3 çmime “Grammy Aëards” dhe 12 çmime “Latin Grammy Awards”.

Image

(Kosova Sot Online)