Vesa Luma ka rikujtuar kohën kur ishte konkurrente në “Ethet e së premtes”

  • A.P /
  • 18 January 2021 - 19:46
Vesa Luma ka rikujtuar kohën kur ishte konkurrente në “Ethet e së premtes”

Vesa tash e disa vite në botën e muzikës dhe publiku e do po njësoj, madje baladat e saj të vjetra vazhdojnë të dëgjohen shumë edhe sot.

Ajo së fundmi përmes një video të publikuar në rrjete sociale ka kujtuar kohën kur ishte pjesëmarrëse ku ajo nisi gjithçka.

Këngëtarja tregon se ky emision ka qenë shkolla e saj më e mirë, teksa shkroi krahas postimit.

“Do ta them çdo ditë! Shkolla që kam marrë nga ethet është e pazëvendësueshme. Që nga mënyra se si të përshëndesësh publikun, si të mbash mikrofonin kur këndon- pushon- sa të buzëqeshësh ose edhe si ta kthesh publikun të të duartrokasi më gjatë. Mirënjohëse përgjithmonë!”, shkroi këngëtarja.

(Kosova Sot Online)