Reperja e toplistave muzikore Cardi B po vjen me risi

  • A.P /
  • 28 January 2021 - 18:36
Reperja e toplistave muzikore  Cardi B po vjen me risi

Reperja e suksesshme e toplistave muzikore, Cardi B, e ka shfrytëzuar rrjetin social Twitter për ta zbuluar ambicien e saj të re, duke thënë se dëshiron ta krijojë aplikacionin e saj personal, pa treguar detaje se si do të funksiononte ai.

28-vjeçarja e famshme e cila i ka më shumë se 16 milionë ndjekës në Twitter, në mesazhin e postuar ka shkruar: “Ughhhh më nevojitet aplikacioni im personal”.

Ylli i gitit “WAP” hitmaker tutje foli për qasjen e saj ndaj suksesit dhe ambiciet e përgjithshme.

“Besoni se procesi drejt suksesit nuk zgjatë disa muaj apo disa javë. Suksesi vjen kur t’i i perfeksionon planet për t’i arritur synimet tua në jetë”, ka shkruar tutje Cardi.

Rep artistja e njohur amerikane e postoi këtë mesazh, pak kohë pasi me vendosmëri të plotë deklaroi se do të vazhdojë t’i shpreh mendimet e saj të sinqerta në rrjetet sociale. Ajo shpjegoi se nuk do të ngurroj të postojë gjëra kontroverse dhe të ndryshme për gjithë ndjekësit e saj, pasi i dënoi kritikat ndaj presidentit të ri të shtetit, Joe Biden.



Cardi B e cila shquhet si një prej artisteve më fitimprurëse të botës, shpesh herë është këshilluar online, që të qëndrojë në fushën e saj, që është muzika dhe arti, dhe të mos përfshihet në çështjet politike duke e shprehur mendimin e saj nëpër rrjete sociale.

“Kjo është fusha ime. Unë jam një amerikane e cila i paguan taksat, apo jo? A jeni ju politikan? Jo! Prandaj ose vlen mendimi yt pabazë më shumë se i imi”, kishte deklaruar reperja ndaj kritikuesve të saj.

Cardi B gjithashtu ka qenë një prej artisteve të shumta që në muajt e fundit, e ka kritikuar publikisht ish-presidentin Donald Trump, duke e përshkruar biznesmenin miliarder si një lider joefektiv.

(Kosova Sot Online)