Pamela Anderson heq dorë nga rrjetet sociale

  • A.P /
  • 27 January 2021 - 17:31
Pamela Anderson heq dorë nga rrjetet sociale

Ish-ylli i Baywatch Pamela Anderson shkroi  në rrjetet sociale se ky do ishte postimi i saj i fundit në Instagram, Twitter ose Facebook.

Pamela Anderson ka vendosur të largohet nga mediat sociale, pasi e quan kohë të humbur madje që shërben për pasurimin e të tjerëve, e një pjese të vogël njerëzish që i kontrollojnë ato .

“Kurrë nuk kam qenë e interesuar për mediat sociale. Dhe tani kam nisur një jetë të frymëzuar nga leximi, qëndrimi në natyrë. Jam e lirë,”– shkroi aktorja.

Ajo gjithashtu i nxiti ndjekësit e saj të “gjenin forcën dhe frymëzimin për të ndjekur qëllimin e tyre” dhe “të mos joshen nga koha e humbur”.

“Kjo është ajo çfarë ata duan dhe ju përdorin për të fituar para”– tha ajo, duke shtuar se kompanitë e mediave sociale kanë “kontroll mbi trurin e njerëzve”.

Ndërsa në Twitter, ajo shkroi thjesht, “mirupafshim media sociale”, duke hequr kështu dorë prej tyre. 


(Kosova Sot Online)