Aktorja shokon me deklaratën: Covid është diçka e mirë, duhet të zhduken njerëzit e tepërt

  • A.P /
  • 31 January 2021 - 11:24
Aktorja shokon me deklaratën: Covid është diçka e mirë, duhet të zhduken njerëzit e tepërt

Aktorja e njohur franceze, Brigitte Bardot ka bërë së fundmi disa deklarata, duke i shokuar që të gjithë.

Në një intervistë që pritet të botohet e plotë nga revista “Oggi”, ndër të tjera ajo u shpreh se Covid-19 mund të jetë diçka e mirë, pasi do të zhuken njerëzit e tepërt mbi tokë.

“Druhem se Covid dhe sëmundje të tjera të mëdha si kjo që po paralajmërohen, do të rivendosin në mënyrë të dhimbshme një rend të ri. Kur ata 5 miliardë njerëzit e tepërt mbi këtë tokë të zhduken, natyra do të ritojë të drejtat e saj.

Pyes vetën a mos vallë ky virus është dicka e mirë? Mos është një lloj vetërregullimi nga një mbipopullim i qartë, të cilin nuk kemi qenë të zotët ta kontrollojmë”, ka thënë Bardot.

(Kosova Sot Online)