Po e përndiqte që sa muaj Luana Vjollcën, 29-vjeçari nga Gjakova arrestohet në Tiranë

  • E.K /
  • 02 February 2021 - 09:57
Po e përndiqte që sa muaj Luana Vjollcën, 29-vjeçari nga Gjakova arrestohet në Tiranë

Arrestohet në Tiranë i riu nga Kosova, i cili akuzohet se prej disa muajsh përndiqte moderatoren Luana Vjollca.

29-vjecari A.M u vu në pranga në orët e para të mëngjesit.

Ai është nga Gjakova kishte shkuar mëngjesin e sotëm në rrugën pranë banesës se Vjollcës, ndërsa ai është arrestuar në flagrancë.

Blutë e kryeqytetit bëjnë të ditur se i riu e përndiqte në mënyrë të vazhdueshme moderatoren. Ajo e ka denoncuar edhe në maj të 2020 se e përndiqte dhe e ngacmonte prej disa muajsh.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. M., 29 vjeç, banues në Gjakovë, Kosovë, pasi në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur një shtetase.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore”, njofton policia.

(Kosova Sot Online)