Kim Kardashian ju 'kallë' me këtë foto

  • A.P /
  • 02 February 2021 - 16:18
Kim Kardashian ju 'kallë' me këtë foto

Teksa e gjithë vëmendja është e përqendruar tek divorci, Kim Kardashian duket se e ka lënë pas këtë gjë dhe po shijon disa ditë pushimi në ishullin Turks në Bahamas.

Në këtë udhëtim ajo është shoqëruar nga motrat e saj të cilat kanë thyer edhe rregullat anti-Covid 19 për të kaluar disa ditë relaksi. Motrat Kardiashian po qëndrojnë në një rezidencë luksoze, por ajo që ka rënë më shumë në sy janë fotot e fundit të Kim. Seksi dhe shumë joshëse si gjithmonë ajo ka pozuar me bikini duke vënë në pah linjat e saj të mrekullueshme.

Por fansat kanë ngritur dyshimet se modeles duket se nuk po intereson fare çështja e divorcit aq sa e kanë kritikuar pse nuk përqendrohet më shumë tek fëmijët këtë periudhë.

Mediat rozë raportojnë se Kim dhe reperi Kanye West i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre, pasi mendohet se West e ka tradhtuar modelen më herët.

Mediat rozë raportojnë se Kanye ka vendosur që të nisë një jetë të re në Europë. “Mirror” bëri të ditur se reperi po jeton në Londër, por një gjë të tillë ende nuk e ka konfirmuar as vetë Kanye.

Image

(Kosova Sot Online)