Adriana Matoshi kapet me një qytetar: 'A di me dallu kivin nga bananja'

  • A.P /
  • 03 February 2021 - 17:15
Adriana Matoshi kapet me një qytetar: 'A di me dallu kivin nga bananja'

Aktroja e njohur, tashmë kandidate për deputete nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi, ia ka kthyer përgjigjen një përdoruesit të rrjeteve sociale, i cili e ka kritikuar pse e ka zgjedhur partinë e Kurtit për të hyrë në politikë.

Teksa postimet i ka të shpeshta, Matoshi nuk i ka të rralla as përgjigjet që ua kthen komentuesve të saj.

Komentuesi e pyet pse ka shkuar në partinë e Kurtit e jo në PDK, pasi sipas tij lideri i LVV-së është mashtrues.

Ndërsa, aktorja ia ka kthyer se aty po flitet për film e jo për politikë, teksa e pyet “a di me dallu kivin nga bananja”.

Image


(Kosova Sot Online)