Elvana Gjata publikon këngën e re 'Thirr'

  • A.P /
  • 03 February 2021 - 19:07
Elvana Gjata publikon këngën e re 'Thirr'

“Thirr” titullohet kënga me të cilën Elvana Gjata rikthehet në muzikë.

Sot këngëtarja feston 34 vjetorin. Në këtë ditë të veçantë, Elvana zgjodhi të sjellë këngën e radhës. Ajo i këndon një dashurie të kaluar, nga e cila hoqi dorë pasi kuptoi se nuk ishte për të.

“T’kom thirr/ Sa zoni m’u ngjir

T’kom prit/ Sa shpirti m’u mpi

Se bota ime s’bën për ty/ Bota ime e madhe për ty

Jeta ime është shumë për ty”, këndon Elvana dhe nuk e dimë nëse është frymëzuar nga përvoja personale apo është thjesht tekst artistik.

(Kosova Sot Online)