Cardi B lanson këngën e re “Up”

  • A.P /
  • 03 February 2021 - 17:12
Cardi B lanson këngën e re “Up”

Ylli 28-vjeçar i hip-hopit e ka bërë të ditur lajmin se, të premten më 5 shkurt do ta publikojë këngën e saj të re, me titull “Up”.

Krahas një punimi artistik në të cilin reperja shfaqet mjaft atraktive, të postuar në llogarinë e saj në Instagram, Cardi kishte shkruar: “Kënga ime e re ‘Up’ lansohet këtë të premte! SHKOJMË #Up”.

Kënga e ardhshme do ta shënojë lansimin e parë të rep artistes për vitin 2021, dhe vjen pas hitit kontrovers të publikuar në gusht të vitit të kaluar, “WAP”, pjesë e së cilit ishte edhe Megan Thee Stallion.

Yll i hitit “Hustlers”, Cardi B, është duke punuar rreth albumit të ri i cili vjen pas incizimit shumë të suksesshëm të vitit 2018, “Invasion of Privacy”.


(Kosova Sot Online)