Shakira ka një arsye pse nuk martohet me Pique

  • A.P /
  • 03 February 2021 - 19:50
Shakira ka një arsye  pse nuk martohet me Pique

Këngëtarja e njohur, Shakira dhe futbollisti Pique janë në një lidhje dashurie prej disa vitesh. Duket se gjithçka nisi në ‘World Cup 2010’, ku këngëtarja performoi dhe prej atij momenti nuk janë ndarë më.

Çifti kanë dhe dy fëmijë bashkë, por nuk janë të martuar dhe këngëtarja ka rrëfyer se nuk dëshiron të martohet me Piquen edhe pse ai është babai i fëmijëve të saj.

Sipas Shakirës, nëse ata martohen, gjithë lumturia do të zhdukej. “Martesa më frikëson shumë. Nuk dua që ai të më shohë si gruan e tij, por si të dashurën. Dua të jem e dashura e tij. Fruti i ndaluar. Kam frikë se të gjitha këto do zhdukeshin nëse do martohemi”, ka rrëfyer ajo. 

Image

(Kosova Sot Online)