Rihanna në telashe, postimi i saj në Twitter irriton qeverinë

  • A.P /
  • 03 February 2021 - 22:59
Rihanna në telashe, postimi i saj në Twitter irriton qeverinë

Rihanna u vu në shënjestër të qeverisë indiane për shkak të një postimi në Twitter.

E kjo për shkak se ylli i popit përmes mediave sociale i ka dhënë mbështetjen e saj protestës së fermerëve në Indi.

"Pse nuk po flasim për këtë?", Komentoi këngëtarja, duke iu referuar një artikulli të CNN mbi përplasjet e dhunshme gjatë demonstratave të fermerëve, pas reformës së tokës.

Qeveria indiane reagoi menjëherë, duke e akuzuar atë se po ndërhynte në çështje të brendshme e të rëndësishme të vendit.

Postimi i Rihanna-s u pasua edhe nga postime të tjera nga personalitetet të famshme si aktivistja Greta Thunberg, apo mbesa e zv.presidentes së SHBA Kamala Harris, Meena.

(Kosova Sot Online)